Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani u paraqit në konferencë për media së bashku me Franco Fodan, për ndeshjen e dytë miqësore gjatë këtij muaji.
Rrahmani shënoi dy gola ndaj Armenisë në miqësoren e parë të zhvilluar në “Fadil Vokrri”.
Ai thotë se është krenar që ka shënuar gola dhe dëshiron të vazhdojë me këtë formë.
“Patjetër që është një shtysë shumë e madhe për mua dhe jam krenar që kam shënuar gola. Shpresoj që të mos ndalem dhe ta ndihmoj Kombëtaren në maksimum.
“Patejtër që vij këtu për të luajtur dhe do të jap 100 përqindshin sa herë të më jepet mundësia dhe do të mundohem ta tregojë veten në mënyrën më të mirë të mundshme, që ta bindi trajnerin dhe t’i gëzojmë gjithë tifozët tanë”, u shpreh Rrahmani
Kujtojmë që nesër Kosova luan miqësoren e fundit të këtij muaji, ndaj Komorasit.