Drejtori i ri sportiv i gjigantit evropian, shqiptari Igli Tare, ka shumë punë.
“Shqiptari është shefi kryesor, shtylla kurrizore e ekipit është një kroat dhe dy serbë, njëri është nga Bosnja dhe Hercegovina, dhe prite të vijë edhe një hero nga Kosova?
Ai ka vendosur qartë ta shuajë zjarrin me ndihmën e ballkanasve.
Përveç dy lojtarëve që janë tashmë këtu, të paktën tre të tjerë do të vijnë. Do të jetë interesante të shohim se si kjo do të ndikojë në vetë teshatoren.
Ish-lojtari i kombëtares shqiptare ka jetuar në Itali për gati 20 vjet dhe është ambientuar shkëlqyeshëm atje. Ai ka bërë tashmë gjëra të mira në Romë, dhe tani i është besuar Milanit”, ka shkruar mediumi boshnjak “Sportsport”.
“Igli Tare është bërë drejtori sportiv i kuqezinjve dhe dëshiron ta rikthejë kampionin e shumëfishtë evropian në krye të futbollit italian dhe më pas evropian.
Max Allegri është emëruar trajner, dhe janë bërë ndryshime të rëndësishme në stafin e lojtarëve.
Megjithatë, Igli Tare nuk është i shqetësuar, por po përgatit blerje tjera, dhe pritet përforcimi i parë Luka Modriq.
Milani mund të ketë një stil ballkanik nën drejtimin e Tares.
Serbin Strahina Pavlloviq dhe Luka Joviq, i cili është me origjinë nga Bijelina (Bosnja), janë tashmë atje, dhe mund të janë edhe dy lojtarë tjerë serb.
Allegri do të donte të shihte Dushan Vllahoviqin në sulmin e Milanit, i cili mund të largohet lehtësisht nga Juventusi, dhe Mile Svilar nga Roma mund të zëvendësojë Maignan në portë. Ai është serb, por mbron për Belgjikën dhe jo për vendin e tij të origjinës.
Dhe në ditët e fundit, janë aktivizuar edhe diskutimet për Granit Xhakën. 32-vjeçari, me origjinë nga Kosova, është kapiteni i ekipit kombëtar zviceran dhe ka një kontratë me Bayer Leverkusen deri më 30 qershor 2026, por do ta kishte të vështirë ti thoshte jo Tares dhe Milanit”, shkruan mes të tjera.