Pas vërshëllimës përfundimtare të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, Armando Broja u ndal për disa minuta të bisedonte në fushën e lojës me heroin e serbëve, portierin Gjorgje Petroviq i cili priti penalltinë e Rei Manajt.
Dy lojtarët njihen mjaft mirë, pasi janë pjesë e Chelseat, edhe pse të huazuar në klube të tjera.
Por në vitin 2023, ata e nisën sezonin si pjesë e londinezëve dhe patën mundësi të stërviteshin bashkë e të luanin përkrah njëri-tjetrit në disa ndeshje.
Një prej tyre, pa Gjorgjeviç t’i merrte lavdinë Brojës, duke pritur një penallti në Kupën Karabao përballë Newcastles.
Ndeshja u mbyll në barazim dhe skuadrat duhet të gjuanin nga pika e bardhë për të gjetur fituesin, me Brojën të caktuar për të goditur i fundit atë që mund të ishte penalltia vendimtare. Por Petroviç ia hoqi këtë mundësi, pasi priti gjuajtjen e Riçit të Njukasëll, duke bërë që seria e penalltive të mbyllej pa qenë nevoja e gjuajtjes së pestë nga sulmuesi shqiptar.