Situatë e tensionuar te kombëtarja e Polonisë. Sulmuesi Robert Lewandowski, njoftoi së fundmi se nuk do të luajë më për kombëtaren e vendit të tij, për sa kohë që trajneri i Polonisë, Michal Probierz, është në krye të ekipit.
Përçarja midis sulmuesit të Barcelonës dhe trajnerit ka ndodhur në këto orë, dhe qëndrimi i tij erdhi me një mesazh të drejtpërdrejtë të publikuar në profilin e tij “X”:
“Duke pasur parasysh rrethanat dhe humbjen e besimit tek trajneri i ekipit kombëtar polak, kam vendosur të ndaloj së luajturi për Poloninë derisa ai të jetë trajner.
Shpresoj të jem në gjendje të luaj përsëri për tifozët më të mirë në botë”, shkroi Lewandowski.
Duket se vendimi i trajnerit për t’ia hequr shiritin e kapitenit Levandovskit dhe për të “graduar” mesfushorin Zielinski, ka sjellë krisjen e madhe.