Franca mundi Gjermaninë 2:0 dhe e përfundoi Ligën e Kombeve 2024/25 në vendin e tretë. Ishte një ndeshje shumë e komplikuar, “Les Bleus” vuajtën veçanërisht në 45 minutat e para, të mbajtur në lojë nga një Maignan super.
Luajtën më mirë në pjesën e dytë, të ndihmuar edhe nga goli i parë i shënuar nga Mbappe në fundin e pjesës së parë.
Në fund të ndeshjes, Didier Deschamps ndau përshtypjet e tij dhe nuk ishte plotësisht i kënaqur me performancën e lojtarëve të tij, megjithëse e vlerësoi reagimin e tyre. Dominimi gjerman ishte i dukshëm:
“Gjithmonë përpiqem të jem i kthjellët. Është pozitive që ishim 1-0 përpara në pjesën e parë, por u dhamë kundërshtarëve tanë shumë raste. Mund të kishte shkuar keq, nuk ka justifikime”.
“Por për sa i përket gjendjes mentale, vullnetit, mundësisë që kemi për të dëmtuar kundërshtarët tanë, ishte shumë interesante. Ne përfunduam të tretët, që është më mirë se të katërtit. E mbyllëm sezonin me një fitore dhe kjo na lë mundësinë të bëjmë më mirë duke filluar nga shtatori”.