Një moment tepër emocionues u regjistrua në fundin e finales mes Porugalisë dhe Spanjës, ku luzitanët arritën të triumfonin, falë 11-metërshave, duke ngritur kështu trofeun e dytë të Ligës së Kombeve në histori.
Në momentin e verdiktit përfundimtar, Cristiano Ronaldo, nuk i mbajti dot lotët, duke shpërthyer nga gëzimi.
Ky ishte trofeu i tretë ndërkombëtar për Ronaldon, duke i shtuar këtu edhe Europianin e fituar.
Edhe pse 40-vjeç, ylli portugez, vazhdon të japë maksimumin.