Cristiano Ronaldo ka folur fjalë të mëdha dhe ka dhënë lëvdata për talentin e madh të Spanjës, Lamine Yamal.
Dyshja u përballen për herë të parë në finalen e Ligës së Kombeve, teksa Portugalia fitoi ndaj Spanjës 5-3 në penallti pasi koha e rregullt u mbyll baras 2-2.
Duke folur në ‘Mix Zone’, kapiteni portugez ndau një mesazh mbështetës për 17-vjeçarin e Barcelonës, i cili luajti si titullar në finale përpara se të zëvendësohej në kohën shtesë.
“Lamine Yamal do të fitojë shumë tituj, si me ekipin ashtu edhe në nivel individual”, tha Ronaldo.
“Ai ka një karrierë të gjatë përpara vetës dhe do të fitojë shumë Liga të Kombeve”.
“Ai është vetëm 17 vjeç… është një fenomen, por njerëzit duhet ta lënë të qetë. Ka kohë për të rritur dhe për të shkëlqyer”, deklaroi Ronaldo
Ronaldo, tani 40 vjeç, i bëri thirrje publikut dhe mediave që të mos vendosin presion të panevojshëm mbi Yamalin në këtë fazë të hershme të karrierës së tij.