Betejë për vendin e 2-të, Anglia lider, ja situata në Grupin K eleminator

- Bota Sot

Betejë për vendin e 2-të, Anglia lider, ja situata në Grupin K eleminator

Situata në Grupin K eleminator për Kupën e Botës 2026, pjesë e së cilës është edhe përfaqësuesja jonë kuqezi, ka hyrë padyshim në fazën më interesante të saj, teksa të marten zhvillohen edhe ndeshjet e 4. Anglia, Shqipëria dhe Andorra janë skuadrat që kanë zhvilluar ndeshjet e plota deri tani në këtë grup, rivali ynë i radhës Letonia ka zhvilluar vetëm 2 ndeshje, ndërsa Serbia e nisi fushatën eleminatore vetëm të shtunën në mbrëmje ndaj Shqipërisë.

Një situate e grupit plotësisht e favorshme, me tifozët kuqezinj që do të shpresonin që përse jo ky të ishte edhe verdikti final i grupit K, megjithatë ka ende shumë kohë dhe ndeshje për t’u luajtur deri atëherë.

Anglia është padyshim lider i grupit, sikundër në fakt pritej nga të gjithë. Të besuarit e gjermanit Tuchel kanë arritur të fitojnë 3 nga 3 ndeshjet e zhvilluara, megjithatë duket se Tuchel do të ketë ende shumë punë që të fitojë zemrat e tifozëve anglezë, kjo pasi “Tre Luanët” ende nuk po bindin në këtë drejtim. Kujtojmë që dy ditë më pare përfaqësuesja angleze u mjaftua me vetëm një gol përballë modestëve të Andorrës.

Letonia që është edhe kundërshtati ynë i radhës, ndodhet në vendin e 3 me 3 pikë. Për këtë arsye fitorja e të besuarëve të Sylvinhos ndaj kësaj përfaqësuese kthehet në një domosdoshmëri në këtë pike të fushatës kualifikuese.

Ndërkohë padyshim Serbia mbetet rivali kryesor për vendin e 2 në Grupin K. Me vetëm 1 pikë dhe 1 ndeshje në këto kualifikuese, ekipi serb I drejtuar nga Stojkoviç mbetet për tu pare në vazhdim, megjithatë potencialisht pritet të jenë pretendentët kryesorë së basku me perfaqësuesen tone për vendin e 2. Të marten Serbia pret Andorrën, një ndeshje që nuk pritet të ketë asnjë problem për vendasit, duke ditur se përballen me atë që mund të kosniderohet edhe si skuadra më e dobët e grupit K, Andorra.



Read it all at Bota Sot