Hasani pret Enkel Rexhepin, kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar

- Bota Sot

Hasani pret Enkel Rexhepin, kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti sot në një takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi.

Në takim u vlerësua bashkëpunimi produktiv mes dy institucioneve,

Poashtu, u theksua nevoja për ta thelluar edhe më shumë atë në fusha të ndryshme si ekonomia, arsimi, kultura etj.

“Qeveria shqiptare ka gjithmonë në fokus të veçantë mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore, kultivimin dhe avancimin e identitetit kombëtar dhe kulturor të shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, theksoi ministri Hasani në një postim në rrjetet sociale.



Read it all at Bota Sot