Kjo ndodhi sot në Prishtinë! Media e Bosnjës: Kosova u kundërpërgjigjet serbëve

- Bota Sot

Kjo ndodhi sot në Prishtinë! Media e Bosnjës: Kosova u kundërpërgjigjet serbëve

Ditë më parë u luajt ndeshja midis Shqipërisë dhe Serbisë, e cila kishte përfunduar pa gola (0:0) në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll.

Media boshnjake "Sportsport" i jep jehonë ndeshjes në Prishtinë mes Kosovës dhe Ishujve Komore,

“Në Tiranë ndodhën skena që i lënduan të gjithë në Kosovë.

Kjo është arsyeja pse shqiptarët vendosën që çdo mesazh politik ose shfaqje e simboleve që lidhen me Kosovën do të ndaloheshin rreptësisht gjatë ndeshjes.

U regjistruan disa situata ku policia hoqën flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Sigurisht, në Prishtinë ata e përjetuan gjithçka si një goditje të rëndë dhe e konsiderojnë atë një tradhti të madhe.

Duke pasur parasysh gjithçka që ndodhi, nuk është çudi pse ata e përdorën ndeshjen e tyre të parë sonte në Kosovë për tu kundërpërgjigjur, por edhe ndaj Serbisë, armiqve të tyre më të mëdhenj.

Kosova i priti Ishujt Komore në ndeshje miqësore në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, dhe në tribunat pamë skena disi të pritura.

Tifozët dominoheshin nga flamujt e UÇK-së, u panë edhe disa flamuj shqiptarë, ndërsa ishte i pranishëm edhe një banderolë kushtuar Serbisë.

Në rrethoja pranë statujës së “Fadil Vokrrit”, përvjetori i vdekjes së të cilit është sot, kishte edhe një banderolë të FCK SRB, që në anglisht do të thotë "F*ck Serbia".

Ky veprim nga tifozët e Kosovës nuk është aspak një befasi, pasi dihet që ata përdorin çdo ndeshje për të dërguar një shigjetë goditëse drejt Serbisë, por edhe anasjelltas.

Për fat të mirë për Federatën e Futbollit të Kosovës, kjo është një ndeshje miqësore, kështu që nuk ka ndonjë rrezik ndëshkimi nga UEFA ose FIFA”, shkruan mes të tjera media boshnjake..



Read it all at Bota Sot