Norvegjia nuk gabon ndaj Estonisë dhe arrin fitoren e katërt nga katër ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026, duke mbetur 9 pikë përpara Italisë me dy ndeshje më pak të zhvilluara.
Në Talin, vendasit goditën traversën dhe shtyllën, të dyja në pjesën e dytë.
Lojtari që vendosi ndeshjen ishte Erling Haaland, i cili e çoi topin në rrjetë në minutën e 62-të. Vendasit këmbëngulën, por nuk arritën të gjejnë golin e barazimit dhe Norvegjia feston.
Është në kuotën e 12 pikëve, +9 ndaj Italisë dhe me një diferencë golash që rritet, megjithëse minimalisht.
Në ndeshjet e tjera kualifikuese Belgjika më në fund gjen një arsye për të buzëqeshur.
Pasi shpërdoroi një epërsi prej tre golash dhe u barazua nga Uellsi, formacioni belg arriti të sigurojë në fundnjë fitore 4:3 në Bruksel.
De Bruyne ishte vendimtar në minutën e 88-të. Fitorja e parë për Rudi Garcia në Grupin J, në një ndeshje në të cilën shënoi edhe Lukaku.
Kroacia dominon Republikën Çeke 5:1 në Grupin L: gol me penallti dhe asist nga Modriç..