Mbappe, ironi me kritikët: Jam lojtari i radhës!

- Bota Sot

Mbappe, ironi me kritikët: Jam lojtari i radhës!

Kylian Mbappe ishte protagonisti kryesor i Francës në fitoren 0-2 kundër Gjermanisë që u siguroi transalpinëve vendin e tretë në Ligën e Kombeve.

I kritikuar ashpër pas humbjes me Spanjën në gjysmëfinale, Mbappe është përgjigjur me një gol dhe një asist ndaj Gjermanisë. E me këtë rast, ai ka folur hapur duke iu përgjigjur kritikëve të tij.

“Që kur iu bashkova ekipit kombëtar,shtatë ose tetë vjet më parë, njerëzit në Francë gjithmonë kanë folur për mua. Kështu është. Kur njerëzit kanë mundësinë të flasin për këtë, e bëjnë në këtë mënyrë”, tha kapiteni i “Equipe Tricolore”.

“Ka qenë kështu për të gjithë lojtarët e mëdhenj në historinë e Francës dhe tani unë jam i radhës. Mund ta përballoj”, siguroi Mbpape, i cili thjesht përpiqet të japë performancën e tij më të mirë për ekipin kombëtar.



Read it all at Bota Sot