Juventus nis një kapitull të ri me Damien Jacques Comolli në krye të drejtimit të përgjithshëm. Në konferencën për shtyp në Allianz Stadium, Comolli prezantoi planet për merkato dhe përgatitjet për Kampionatin Botëror për klube.
“Jam i kënaqur dhe ndihem i privilegjuar për këtë rol. Juventus është një nga klubet më të mëdha në botë, kam rritur duke ndjekur këtë klub për shumë arsye, përfshirë lojtarët e mëdhenj të së kaluarës.
Më kanë tërhequr gjithmonë organizatat fituese, dhe Juventus ka qenë gjithmonë një model efikasiteti që kam admiruar”, tha Comolli.
Ai konfirmoi se Igor Tudor do të jetë trajneri i skuadrës edhe pas Kampionatit Botëror për klube.
“Dua të sqaroj se Igor Tudor do të jetë trajneri ynë për sezonin e ardhshëm edhe pas Kupës së Botës për Klube dhe shpresojmë edhe më tej”, shtoi Comolli.