Mburret me fitore

- Bota Sot

Mburret me fitore

Robert Stojanovski, pas ndeshjes theksoi se Maqedonia ishte më sulmuese në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë ishte orientuar në mbrojtje pasi që pjesa më e madhe e futbollistëve ishin të lodhur nga përballja me Belgjikën.

Maqedonia e mundi me 1:0 Kazakistanin në Astana.

“Zhvilluam dy pjesë të ndryshme të takimit.

Ne si staf teknik e dinim saktë gjendjen e tyre pas ndeshjes intensive kundër Belgjikës.

E dinim saktë se nuk mund të zhvillonim të dy pjesët e lojës me rritmin e njëjtë dhe në pjesën e dytë ishte marrëveshja që të luajmë në mbrojtje dhe lamë mesfushën kundërshtarëve.

Me këtë rast kemi ruajtur edhe energjinë deri në fund. Dhe në situatë kur nuk kishim obcion tjetër duhej të bënim një gjë të tillë,” tha mes tjerash ndihmës trajneri Robert Stojanovski.



Read it all at Bota Sot