Llapi i Podujevës ka bërë të ditur se ka rikthyer Festim Haxhiun.
Futbollisti për 2 vite e gjysmë ishte pjesë e Vjosës së Shtimes, anëtar i Ligës së Parë Kosovës.
“21-vjeçari rikthehet tek Llapi pas dy vite e gjysmë tek Vjosa!
Klubi Futbollistik Llapi njofton se ka rikthyer në radhët e veta futbollistin e dalur nga Akademia, Festim Haxhiu.
Mbrojtësi i qendrës ka kaluar të gjitha kategoritë e reja në Akademinë tonë, kurse ka bërë karrierë edhe tek Besa, Liria dhe së fundmi Vjosa.
Haxhiu ka nënshkruar kontratë trevjeçare nga sezoni i ri do i mbroj ngjyrat e klubit të vendlindjes”, njofton KF Llapi.