Reali prezanton blerjen e re

- Bota Sot

Reali prezanton blerjen e re

Real Madrid ka prezantuar zyrtarisht përforcimin e ri të merkatos verore, Dean Huijsen, një nga talentet më premtues të futbollit evropian. Ceremonia u zhvillua në qendrën stërvitore të klubit në Valdebebas dhe nisi me një video emocionuese që pasqyronte rrugëtimin e lojtarit të ri.

Presidenti i klubit, Florentino Pérez, shprehu entuziazmin e tij për këtë afrim të rëndësishëm:

"Sot është një ditë e veçantë për ne madrilenët. Kemi një ekip të jashtëzakonshëm, por duam të ndërtojmë më tej mbi trashëgiminë tonë historike. Dean Huijsen është një nga ata lojtarë që kanë shpërthyer në skenën e futbollit me forcën për të na frymëzuar për shumë vite në vijim. Sot e mirëpresim në shtëpinë e Real Madridit.", ka thwnw ai, pwrcjellw KosovaPress.

Pérez theksoi gjithashtu rëndësinë që ka familja në rrugëtimin e një futbollisti:

"Dean, kjo është shtëpia jote e re. Ke zgjedhur me zemër të jesh këtu dhe kjo ëndërr që e kishe që fëmijë po realizohet sot. Të gjithë ata që të kanë mbështetur — prindërit, vëllezërit, motrat — janë sot këtu për të ndarë këtë moment të paharrueshëm me ty."

Duke folur për cilësitë e lojtarit, presidenti nuk kurseu fjalët e mira:

"Në moshën 20-vjeçare, Dean është tashmë një qendërmbrojtës modern, elegant dhe me një potencial të jashtëzakonshëm. Shumë klube të mëdha evropiane e dëshironin, por ai zgjodhi Real Madridin sepse ishte ëndrra e tij."

Lojtari holandez i lindur në Itali, i cili vjen nga radhët e Juventusit, u shpreh i emocionuar në fjalën e tij të parë si madrilen:

"Dua të falënderoj presidentin dhe klubin për besimin. Nuk kam menduar për asnjë ekip tjetër. Jam këtu për të dhënë gjithçka nga vetja. Është një nder të jem pjesë e klubit më të mirë në botë. Do të punoj fort dhe do të qëndroj me këmbë në tokë. Shpresoj të fitojmë shumë trofe së bashku, duke nisur me Kupën e Botës për Klube."



Read it all at Bota Sot