Bajer Leverkusen është shfaqur si një kandidat i papritur për të nënshkruar me Xhek Grilish të Mançester Sitit, i cili pritet të largohet nga klubi anglez këtë verë, sipas “Sky Sports”.Grilish, i cili është i hapur për një transferim jashtë vendit, synon të ringjallë karrierën e tij dhe të rifitojë vendin e tij në skuadrën e Anglisë për Kupën e Botës 2026.
Në sezonin 2024/25, ai ka shënuar tre gola dhe ka dhënë pesë asiste në 32 ndeshje për Sitin.
Anglezi 29-vjeçar nuk është më pjesë e planeve të Guardiolës dhe nuk do të përfshihet në skuadrën e Sitit në Kupën e Botës për Klube.
Trajneri i ri i Leverkusenit, Erik ten Hag, e sheh Grilish si zëvendësuesin ideal të Florian Virc i cili është gati të bëjë një transferim rekord te Liverpuli. “Qytetarët” e vlerësojnë Grilishin rreth 40 milionë euro.
Ai ka bërë 157 paraqitje për anglezët duke shënuar 17 gola dhe duke dhënë 23 asiste. Kjo përfshin paraqitjet në Premier Ligë, Kupën FA, Kupën e Ligës, Ligën e Kampioneve, Kupën e Botës për Klube dhe Superkupën e Europës.