Dortmundi zyrtarizon Bellinghamin e ri

- Bota Sot

Dortmundi zyrtarizon Bellinghamin e ri

Borussia Dortmund ka transferuar Jobe Bellinghamin nga Sunderlandi.

Jobe po ndjek hapat e vëllait të tij, Jude i cili po ashtu kishte bërë lëvizjen drejt “Signal Iduna Park” nga “Championship”.

“Verdhezinjtë”, paguajtën rreth 33 milionë eurosh për shërbimet e anglezit, i cili do të nënshkruajë një kontratë afatgjatë.

Bellingham, me Sunderlandin numëron 90 paraqitje ku shënoi 11 gola dhe 4 asistime, ku ndihmoi të ngrinte ekipin në Premierligë.



Read it all at Bota Sot