Visar Bekaj i lumtur me fitoren

- Bota Sot

Visar Bekaj i lumtur me fitoren

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore me rezultat 4-2 ndaj Komoreve në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.  

Albion Rrahmani me një het-trik dhe Fisnik Asllani me një tjetër, u përkujdesën që t’i dhurojnë ‘Dardanëve’ fitoren e dytë në këtë muaj. 

Pas ndeshjes, portieri Visar Bekaj u shpreh i lumtur me triumfin, duke thënë se kombëtarja është në rrugën e duhur. 

“E kemi bërë një ndeshje të mirë, lojtarët e rinj po e tregojnë veten. Jemi në rrugën e duhur, vazhdojmë me fitore dhe të vazhdojmë tutje”, ka thënë Beka.



Read it all at Bota Sot