Tudor do të jetë trajneri i Juventusit për sezonin e ri

- Bota Sot

Tudor do të jetë trajneri i Juventusit për sezonin e ri

Drejtori i ri i përgjithshëm i Juventusit, Damien Komoli u prezantua sot në një konferencë për shtyp në stadiumin Allianz. Ai konfirmoi Igor Tudorin në pankinën e “Zonjës” për sezonin e ri dhe gjithashtu u shpreh se Kolo Muani do të luajë me bardhezinjtë për Botërorin e klubeve.

“Fatkeqësisht nuk mund të flas italisht, por e kuptoj mirë.

Është një privilegj për mua të jem menaxheri i përgjithshëm i Juventusit. U rrita duke parë këtë klub, veçanërisht për lojtarët e shkëlqyer dhe organizatën gjithmonë fituese. Juventusi ka qenë gjithmonë një model.

Gjithmonë e kam admiruar këtë klub dhe mbaj mend kur erdha në Delle Alpi si skaut. E vlerësova shumë kulturën e Juventusit.

Dua të konfirmoj se Tudor do të jetë trajneri ynë për sezonin e ardhshëm. Ia kam bërë tashmë të qartë këtë atij dhe po punojmë së bashku. Jemi një klub i shkëlqyer dhe ka shumë spekulime, por dua të përsëris se Tudor do të mbetet trajneri ynë.

Dua të flas edhe për rolin e Kiellinit. Ai do të jetë gjithashtu drejtor teknik dhe do të punojmë ngushtë së bashku nga pikëpamja e futbollit dhe komerciale.

Do të doja të punësoja një drejtor sportiv i cili do të merret me transferimet dhe menaxhimin dhe do të jetë i përfshirë në tregun e transferimeve, me syrin në sektorin e të rinjve dhe do të më raportojë mua.

Dua të njoftoj se kemi arritur një marrëveshje me PSG-në për Kolo Muanin, i cili do të luajë me ne në Kupën e Botës për Klube.

Nuk kemi arritur një marrëveshje për sezonin e ardhshëm, por jam optimist se mund ta arrijmë, sepse PSG nuk e ka mbyllur derën dhe Kolo Muani dëshiron të qëndrojë me ne” deklaroi ai.



Read it all at Bota Sot