Rasti për Berishën

- Bota Sot

Rasti për Berishën

Arlind Ajeti nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme ndaj Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Qendërmbrojtësi ka shfaqur një shqetësim muskulor në kofshën e majtë dhe nuk ka mundur të rikuperohet.

Vendin e tij në listën e lojatërve të gatshëm për ndeshjen do ta zërë, Medon Berisha.

Rikujtojmë që mesfushori i Seria A ishte në stol ndaj Anglisë dhe Andorrës, dhe ishte në tribunë kundër Serbisë.

E njëjta gjë ishte planifikuar edhe për sot me Letoninë, por dëmtimi i Ajetit ndryshon planet e Sylvinhos.

Talenti i njohur do të jetë në stol për të qenë i gatshëm për disa minuta nëse trajneri do të ketë nevojën e tij.



Read it all at Bota Sot