Lewandowski: Ma hoqën shiritin kur po vija fëmijët në gjumë

- Bota Sot

Lewandowski: Ma hoqën shiritin kur po vija fëmijët në gjumë

Polemikat vazhdojnë në Poloni për refuzimin e Robert Levandovskit për të luajtur për ekipin e tij kombëtar.

Lojtari njoftoi se nuk do të luajë më për vendin e tij derisa të zëvendësojnë trajnerin Mikal Probierz.

Probierz, nga ana e tij, u përgjigj duke thënë se ia kishte hequr shiritin e kapitenit lojtarit të Barçës për të mirën e ekipit.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Lewandowskit, i cili ka folur përsëri në vendin e tij të lindjes, konkretisht në “Sportowe Fakty”.

“Mora një telefonatë surprizë nga trajneri Probierz, i cili më informoi se kishte vendosur të më hiqte shiritin e kapitenit. Nuk isha i përgatitur për këtë; po i vija fëmijët në shtrat. Biseda zgjati disa minuta.

Nuk pata kohë as të informoja familjen time ose të flisja me askënd për atë që kishte ndodhur, sepse pak çaste më vonë u shfaq një mesazh në faqen e internetit të PZPN. Mënyra se si më informuan ishte një tronditje e vërtetë”, tha Lewandowski.



Read it all at Bota Sot