Bayern pritet të befasojë në merkaton e verës duke transferuar një qendërmbrojtës të klasit botëror.
Me shitjen e mbrojtësit Kim dhe me largimin e Eric Dier, Bayern nuk mund të mjaftohet me gjermanin Tah.
Në Mynih pritet edhe një qendërmbrojtës tjetër.
Pika e dobët e bavarezëve këtë verë ka qenë dyshja përpara gjigantit Manuel Neuer. Në Mynih e kanë kuptuar se Champions League nuk fitohet pa një bosht të qendrueshëm në mbrojtje.
Emrat si opsione janë të shumtë. Aktualisht përmenden Bastoni i Interit, Araujo i Barcelonës, Gabriel i Arsenalit dhe Konate i Liverpool.