Lanë foshnjen në makinë dhe ikën për plazh/ Si vdiq fëmija 5-muajsh në Greqi?

- Bota Sot

Lanë foshnjen në makinë dhe ikën për plazh/ Si vdiq fëmija 5-muajsh në Greqi?

Një foshnje 5-muajshe ka humbur jetxën tragjikisht në Greqi. Sipas raportimeve prundërit e foshnjes kanë mbyllur brenda në makinq fëmijën dhe janë larguar për të shkuar në det. Edhe pse fëmija u dërgua në spital nuk mundi të shpëtonte as nga ndihma e mjekëve sepse kishte ndërruar jetë.

Dëshmitarët pretendojnë se foshnja ra në gjumë gjatë rrugës dhe prindërit e lanë në makinë me dritaret e mbyllura. Nga ana tjetër, po merret në konsideratë edhe skenari që foshnja është lënë në plazh për disa orë, përpara se të humbiste ndjenjat kur u kthyen në shtëpi.

Nëna ishte ajo që e transportoi foshnjën në Qendrën Shëndetësore, por, sipas komandantit të Rajonit të 2-të Shëndetësor, Christos Roilo, “fëmija ishte tashmë i vdekur”. Mjekët thanë se foshnja e kishte beben e syrit të zmadhuar, mungesë pulsi dhe frymëmarrjeje, CPR (frymëmarrja artificiale) ishte joefektive.

Pasi u konfirmua vdekja, policia u njoftua. Prindërit u arrestuan dhe po mbahen, duke u përballur me akuza për vdekje nga pakujdesia ndaj një të mituri. Ata pritet të çohen në Prokurorinë e Sirosit.

Ajo që ngre më shumë pikëpyetje janë dëshmitë kontradiktore të dy prindërve: babai pretendon se e kanë marrë fëmijën me vete në plazh, ndërsa nëna pretendon se e kanë lënë të flejë në makinë.

Policia, në bashkëpunim me ekspertët mjeko-ligjorë dhe Nëndrejtorin e Sigurisë, po vazhdon hetimin për të sqaruar rrethanat e sakta të vdekjes tragjike.

Ndërkohë, skenarët që po hetohen janë të shumtë, pasi ka dëshmi se prindërit e kanë lënë foshnjën në makinë për të fjetur ndërsa ata ishin në det.

“Ata kishin shkuar të notonin në Parasporos si familje. Ata kanë katër fëmijë. Foshnja thuhet se ka rënë në gjumë gjatë rrugës dhe e kanë lënë në makinë për pak kohë para se të ktheheshin për ta marrë”, tha një banor i Parosit.

Policia shkoi në plazhin ku kishin marrë informacionin se familja kishte shkuar të kalonte kohën ku gjendej dhe një beach-bar i njohur.

“Policia erdhi dhe raportoi incidentin. Nuk kuptuam asgjë sepse parkingu që kemi për dyqanin është për të gjithë plazhin”, tha një punonjës i restorantit.

Një tjetër skenar është se foshnja ishte në plazh me prindërit e tij për disa orë dhe humbi ndjenjat pasi mbërritën në shtëpinë e tyre.

Prindërit, janë me origjinë shqiptare dhe kanë jetuar në Paros prej vitesh. Deklaratat e tyre fillestare përmbajnë kontradikta rreth ngjarjes tragjike.

“E morëm me vete në plazh”, thotë babai i foshnjës.

“E lamë në makinë”, thotë nëna.

Raporti i autopsisë së foshnjës pesëmuajshe do të hedhë dritë mbi shkaqet e sakta të tragjedisë.



Read it all at Bota Sot