Mevlan Murati është sërish lojtar i Shkëndijës.
Klubi nga Tetova e ka transferuar si lojtar të lirë, pasi mbylli aventurën me Gostivarin.
Murati zëvendëson Stefan Kocev në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Ky i fundit e mbylli me Shkëndijën pasi u shpall kampion per herë të parë në karrierën e tij.
Murati ka luajtur vetëm një herë jashtë Maqedonisë së Veriut. Bëhet fjalë për sezonin 2013/14, kur kontribuonte te Partizani i rikthyer në Superiore.
Shkëndija ka prezantuar sot edhe Imran Fetain. 22-vjeçari është po ashtu përforcim për mbrojtjen, ndërsa luan në qendër të saj.