Një tërmet i fuqishëm godet Turqinë, ja sa ishte magnituda

- Bota Sot

Një tërmet i fuqishëm godet Turqinë, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë goditi distriktin Simav në provincën Kutahya të Turqisë pasditen e së martës, sipas raportimeve zyrtare nga Agjencia Turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Tërmeti u regjistrua në orën 13:15 me orën lokale dhe pati epiqendrën në një thellësi prej rreth 8 kilometrash nën sipërfaqen e tokës.

Sipas deklaratës së publikuar nga AFAD në rrjetet sociale, nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar si pasojë e këtij lëkundjeje sizmike.

"Pas tërmetit me magnitudë 4.5 ballë që goditi në orën 13:15 në Simav, Kutahya, nuk është raportuar për ndonjë situatë negative. Hetimet në terren po vazhdojnë.

U urojmë qytetarëve të prekur shëndet të mirë," thuhej në njoftimin zyrtar të AFAD.

Autoritetet lokale, së bashku me ekipet e emergjencës, vazhdojnë monitorimin në terren për të siguruar që nuk ka pasoja të mëtejshme.



Read it all at Bota Sot