Nis gara, kush do të paguajë 20 milionë euro për Armando Brojën?

- Bota Sot

Nis gara, kush do të paguajë 20 milionë euro për Armando Brojën?

Armando Broja këtë verë pritet të largohet përfundimisht nga Chelsea. Ai do të tentojë të rigjejë veten në një klub që i beson 100% vendin e titullarit.

Sipas Sky në Gjermani, Wolfsburg dhe Leipzig kanë hedhur sytë nga 23-vjeçari, i cili sonte pritet të jetë titullar ndaj Letonisë në Riga me kombëtaren shqiptare.

Broja ka kontratë me Chelsea deri në vitin 2028, por këtë sezon që lamë pas ishte i huazuar tek Evertoni. Problemi i tij i zakonshëm janë dëmtimet, të cilat nuk i shmangu dot tek Evertoni.

Vlera e tij në treg është 20 mln euro. Kush do të investojë kaq për shqiptarin tonë?.



Read it all at Bota Sot