Publikohen formacionet zyrtare të Letoni-Shqipëri

- Bota Sot

Publikohen formacionet zyrtare të Letoni-Shqipëri

Shqipëria luan sot në Riga të Letonisë ndeshjen e saj të katërt në kualifikueset e Botërorit 2026. Një ndeshje shumë e rëndësishme për faktin se hyn mes atyre që nuk duhen gabuar kurrsesi.

Kuqezinjtë duhet të mposhtin me çdo kusht skuadrën vendase, në mënyrë që të mbrojnë vendin e dytë pas krahëve të Anglisë nga Serbia e cila mori një barazim pak ditë më parë në Tiranë. Për të bërë këtë, kuqezinjtë duhet të arrijnë fitoren e parë në histori ndaj Letonisë, me të cilën të 5 takimet e mëparshme janë ndarë në barazim.

Trajneri Silvinjo për këtë ndeshje ka bërë dy ndryshime të detyruara në mbrojtje duke aktivizuar Ismajlin e Kumbullën për Gjimshitin e Ajetin që mungojnë për ndeshjen e sotme. Por ndërkohë, ka bërë një tjetër ndryshim taktik në krahun e djathtë, duke hedhur në fushë Ballin në vend të Hysajt.

Pjesa tjetër e skuadrës nuk ndryshon në krahasim me ndeshjen e luajtur ndaj Serbisë pak ditë më parë në Tiranë.

FORMACIONET ZYRTARE

LETONIA: Zviedris, Jurkovskis, Çernomordijs, Balodis, Jaurizems, Saveljevs, Ciganiks, Varslavans, Zelenkovs, Ikaunieks, Gutkovskis.
Trajner: Paolo NIkolato

SHQIPËRIA: Strakosha, Ismajli, Kumbulla, Balliu, Mitaj, Shehu, Asllani, Laçi, Hoxha, Broja, Manaj.
Trajner: Silvinjo.



Read it all at Bota Sot