Ashtu si në ndeshjen ndaj Serbisë, edhe sot ndaj Letonisë, Ylber Ramadani, gjendet në stol.
Pavarësisht se ka humbur vendin e titullarit te Kombëtarja në këto ndeshjet e fundit, Ylber Ramadanin, menëjehrë pas angazhimit me kuqezinjtë, e pret Lecce, për të hedhur firmën mbi kontratën e re.
Kontrata aktuale e mesfushorit kuqezi skadon qershorin e vitit 2026, por drejtuesit e Lecce-s e konsiderojnë si një lojtar kyç dhe nuk duan të humbin shërbimet e 29-vjeçarit kuqezi.
Ramadanit do t’i ofrohet një rinovim për 3 vite, me të njëjtën pagë që merr aktualisht.
Bisedimet mes lojtarit dhe drejtuesve të Lecce-s janë mbyllur dhe tani pritet vetëm firma e shqiptarit sapo të kthehet në klub pas ndeshjes së sotme ndaj Letonisë.