Bulku: Në qoftë se do të ketë penallti e gjuan…

- Bota Sot

Bulku: Në qoftë se do të ketë penallti e gjuan…

Zv.trajneri i Kombëtares shqiptare, Ervin Bulku, foli në prag të duelit ndaj Letonisë, teksa analizoi zgjedhjet e trajnerit Silvinjo. Ndër të tjera Bulku theksoi se aktivizimi i Balliut në vend të Hysajt ishte një zgjedhje teknike e trajnerit.

Ndërkohë zbuloi se në rast se do të ketë një tjetër penallti te Shqipëria, do ta gjuajë Kristian Asllani.  

“Për Gjimshitin e dimë që mungon për kartona, Ajeti është i pamundur. Të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm.

Çdo lojtarë që futet në fushë është i rëndësishëm. Balliu është një zgjedhje teknike e trajnerit. E vërtetë që Hysaj zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, por kjo nuk do të thotë gjë, Balliu është zgjedhje teknike. 

Penallti kanë humbur lojtarë më të mëdhenj se Manaj, nuk do të thotë që një lojtar që humb penallti, të nxirret nga formacioni. 

Kapiteni zgjidhet në bazë të ndeshjes. Në qoftë se do të ketë penallti do ta gjuajë Asllani.

Çdo kush mund të ishte pjesë e formacionit, duke u nisur nga ndeshja e mirë me Serbinë, trajneri vendosi t’i besonte të njëjti sulm. Zgjidhjet janë në bazë të atyre që shikojmë gjatë stërvitjeve”, u shpreh Bulku.



Read it all at Bota Sot