Mbi 500 tifozë shqiptarë pushtojnë

- Bota Sot

Mbi 500 tifozë shqiptarë pushtojnë

Atmosferë e zjarrtë shqiptare në Riga, ku rreth 500 tifozë kuqezi janë nê “Skonto Stadion” për të mbështetur Kombëtaren shqiptare në përballjen ndaj Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

Burime të gazetës Koha Jonë, nga vetë grupet e tifozëve, raportojnë për një prani të shtuar të forcave të sigurisë letonase në zonën përreth stadiumit.

Policia është e mobilizuar dhe në gatishmëri, pasi ekziston frika për mundësinë e ndonjë incidenti, për shkak të grumbullimit të madh të tifozëve dhe tensionit të mundshëm që zakonisht shoqëron ndeshje të tilla.

Deri më tani, atmosfera është mbajtur e qetë, por autoritetet vendase po monitorojnë nga afër situatën për të garantuar mbarëvajtjen e sfidës dhe sigurinë e tifozëve shqiptarë dhe vendas.



Read it all at Bota Sot