Vllaznia merr formë dita-ditës

- Bota Sot

Vllaznia merr formë dita-ditës

Pas dy ditësh së pushimeve në fundjavë edhe për shkak të festës së Kurban Bajramit, Vllaznia i është rikthyer procesit të zakonshëm stërvitor.

Nën urdhrat e Edi Martinit, shkodranët kanë nisur përgatitjet e para të kësaj jave, kjo edhe para nisjes për zhvillimin e fazës përgatitore në Bullgari.

Kuqeblutë do të qëndrojnë në Shkodër deri në datën 15 qershor, për t’u nisur më pas drejt shtetit ballkanik. Në këtë mënyrë, intensiteti i stërvitjes ka qenë i lartë se sa ai i javës së parë të përgatitjeve.

Futbollistët janë ngarkuar disi më tepër se në ditët paraardhëse.

Kjo për të futur edhe skuadrën në ritmin e duhur edhe para zhvillimit të mirëfilltë të fazës përgatitore verore.

Po ashtu me skuadrën në stërvitje kanë qenë edhe Aleksandër Kuros dhe Esin Hakaj. I pari u zyrtarizua vetëm para pak ditësh si afrimi i radhës pas Arsid Krujës në radhët e 9 herë kampionëve të vendit.

Ndërsa Hakaj, pavarësisht se ende nuk është prezantuar, ka mbyllur marrëveshjen me klubin. Prezantimi zyrtar i 28-vjeçarit pritet të ndodhë në ditët e ardhshme, pavarësisht se ai tashmë mund të konsiderohet një lojtar i Vllaznisë për sezonin 2025-26.



Read it all at Bota Sot