Kombëtarja shqiptare ka barazuar në transfertë përballë Letonisë, në ndeshjen e vlefshme për raundin e 4-t të kualifikueseve të Botërorit. Sfida e zhvilluar në Riga, përfundoi në barazim 1-1.
Në përfundim të këtij dueli ka folur mbrojtësi, Mario Mitaj.
“Me thënë të drejtën nuk kam çfarë them për këtë ndeshje.
Kundërshtari ishte i fortë. Pjesën e dytë bëmë shumë raste, luajtëm shumë mirë, por nuk bëmë dot gol. Kur shohim që nuk bëjmë dot gol, fokusohemi që të mos pësojmë.
Shpresoj që në ndeshjet e radhës, të shënojmë gola dhe të fitojmë ndeshjen. Falenderoj Sylvinhon për besimin. Rasti i penalltisë ishte çështje shpërqendrimi”, u shpreh mbrojtësi i Kombëtares shqiptare.