Asllani me mendjen tek Inter: Jam i lodhur nga koka

- Bota Sot

Asllani me mendjen tek Inter: Jam i lodhur nga koka

Kombëtarja shqiptare ka barazuar në transfertë përballë Letonisë, në ndeshjen e vlefshme për raundin e 4-t të kualifikueseve të Botërorit. Sfida e zhvilluar në Riga, përfundoi në barazim 1-1. Në përfundim të këtij dueli ka folur edhe Kristjan Asllani.

“Nuk e di, por sigurisht që nuk ishte një pjesë e parë pozitive. Nuk e di çfarë ka ndodhur, por s’patëm fat me penalltinë. Më pash shënuam ne, pësuam në minutat e fundit. E dimë çfarë ëndrre kemi në dhe po të bësh një pjesë të parë në atë mënyrë, bëhet tepër e vështirë.

1 pikë? Të gjitha ndeshjet janë të vështira, edhe kjo ishte e tillë.

Trajnerët italianë i njoh shumë mirë, e dija si do luanin futboll. Serbia ka 2 ndeshje më pak, të shohim. Çunat do pushojnë, unë do shkoj në Botërorin e Klubeve. Kur të kthehemi në Kombëtare, të shohim një Shqipëri tjetër.

Kemi marrë shumë kundërsulme. Në pjesën e dytë tentova të gjeja sulmuesit e krahut, për një krosim ose një kundër një. Sidomos në pjesën e parë problemi vinte nga presingu individual.

Kemi lënë mbrojtjen shumë shpesh vetëm. Do e shohim përsëri këtë ndeshje dhe kur të kthehemi do ta shohim. Do të luajmë për të fituar ndeshjet.

Botërori i Klubeve dhe e ardhmja? Nuk e di çfarë do të bëhet. Do të shkoj në Botërorin e Klubeve dhe për merkaton do të flasim. Jam shumë i lodhur nga koka”, tha Asllani.



Read it all at Bota Sot