Taravari: S’jam penduar që isha pjesë e VLEN-it

- Bota Sot

Taravari: S’jam penduar që isha pjesë e VLEN-it

Thuajse një muaj më parë, Arben Taravari zyrtarisht dha  dorëheqje nga posti i ministrit të Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, duke u larguar nga koalicioni VLEN.

Sonte në intervistë, Taravari dha më shumë detaje rreth zhvillimeve të fundit atje.

“Qeveri me 107 mijë vota, absolutisht VLEN-i ka pasur legjimitet të plotë për t’i përfaqësuar shqiptarët.Ku ishte gabimi sipas meje, ishte se marrveshja me Vëmeronë u bë shpejtë dhe pa mos u marr veshë si duhet me Vëmeronë për funksionimin e koalicionit VMRO-VLEN. Kushti jonë i vetëm ka qenë fillimi i negociatave, gjë që nuk u arrit por ne, dhamë edhe një shancë“, tha ai.

Tutje, Taravari gjatë fjalës së tij, përmendi edhe ligjin e premtuar nga kryeministri maqedonas e që ende nuk u bë realitet.

“Ne negociuam për një ligj me VMRO-në për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, dhe ai ligj duhej të sillej diku në nëntor apo në dhjetor, sot jemi në qershor dhe ende ai ligj nuk është sjell. Në ndërkohë kishim premtime prej kryeministrit Mickovski se për një javë, dy e kalojmë këtë ligj, kishim material të gatshëm ne ai aleancë. Dhe, e dini si, dilshmi edhe jo serioz para njerëzve, na pyesshin kur e sjellni ligjin? “,  tha ai teksa tha se nuk ndihet i penduar që ishte pjesë e VLEN-it.



Read it all at Bota Sot