Ish-futbollisti i Kombëtares pas barazimit ndaj Letonisë: Ky nuk është vetëm një hap mbrapa, harroje Botërorin

- Bota Sot

Ish-futbollisti i Kombëtares pas barazimit ndaj Letonisë: Ky nuk është vetëm një hap mbrapa, harroje Botërorin

Ish-futbollisti i Kombëtares, Arjan Peço, ka komentuar barazimin 1-1 ndaj Letonisë duke e cilësuar një hap mbrapa pasi ishte një paraqitje e dobët e ekipit, që tashmë duhet të harrojë Botërorin 2026.

“Ky është jo vetëm një kthim mbrapa, një hap, por performanca negative në përgjithësi. Ajo që më lë pak shije të hidhur është se luajtëm ndaj një ekip në letër inferior. Që në minutën e parë i dhurojmë dy goditje nga këndi, të gjithë e dinë që ekipe të tilla janë goditjet standarte që shfrytëzojnë se janë shumë të thjeshta për t’u ekzekutuar, në pjesën e parë u dhamë 6.

Kumbulla dhe Ismajli ne 3-4 raste ishin jashtë pozicionit, dyluftimit me sulmuesin e Letonisë, ai na pështjelloi shumë në pjesën e parë, Nuk kishim nivel lufte që duhej të ishim, pati aksione, vertikalizime nga Asllani për Manajn e Brojën por sterile e pa rezultat.

Mendoja se do ndryshonim se fakti që ata humbën penallti, do na bënte të analizonim veten e kundërshtarin gjatë pushimit e bënim diçka më tepër. Prisja ndryshme që i bëri si vonë. Mendoj se Asllani, Shehu e Laçi, një nga ata ishin të tepërt, dy e merrnin topin poshtë.

Nga minuta e 75 ndryshoi rotacioni me Bajramin e Muçin, por edhe këta jo vendimtare, I vetmi rast ishte i Manajt, shumë pak në një ndeshje që duhej fituar, kjo bëri të jemi ku jemi, te barazimi me Letoninë.

Jemi pothuajse jashtë fazës finale të Botërorit, kemi luajtur 4 ndeshje me 5 pikë. Harroje, është shumë e vështirë”, tha Peço.



Read it all at Bota Sot