Rei Manaj foli pas ndeshjes që Shqipëria barazoi 1:1 përballë Letonisë.
Manaj mbajti edhe shirtin e kapitenit, ndërsa deklaroi pas ndeshjes:
“Normalisht isha i kënaqur kur bëmë golin, pastaj si mori ndeshja, besoj në pjesën e parë nuk ishim shumë të përqëndruar, menduam se do fitonim ndeshjen lehtë.
Ndodhin këto situata, tani duhet të ulim kokën dhe të punojmë për objektivat deri në nëntor.
Goli? E preka unë në fund me gjoksin, por nuk ka problem, rëndësi ka të fitojë Shqipëria.
Po luajmë për Kupën e Botës, jo në kalçeto me shokët, normalë që e vështirë të shënosh gol.
Këto janë gjëra të futbollit. Besoj mund të jetë periudhë ngarkese në fund të sezonit, kemi luajtur shumë ndeshje. Presioni me Serbinë, penalltia jo e bërë. Do stërvitemi që të bëjmë gol në ndeshjet e tjera.
Kemi gjetur pak portën, sidomos këto dy ndeshje. Letonia rri me 5 mbrojtësa dhe 4 mesfushorë.
E vështirë të marrësh topin dhe të gjesh portën. Pak e vështirë të gjesh portën në çdo rast, por do provojmë të përmirësohemi se trajneri e di shumë mirë situatën”, u shpreh Manaj.