Mario Mitaj mendon se vetëm goli i ka munguar Shqipërisë në ndeshjen ndaj Letonisë, pasi ajo ishte përpjekur mjaftueshëm.
“Nuk kam çfarë të them shumë gjë për këtë ndeshje, ishte një ndeshje e fortë me kundërshtar të fortë që u mbrojt gati gjithë lojën. Në pjesën e dytë bëmë shumë raste, por nuk bëmë golin.
Të them të drejtë kur shohim që nuk bëjmë golin aq kollaj, duhet të fokusohemi të mos pësojmë. Shpresojmë që në ndeshje të tjera që të vijnë të bëjmë golat e fitojmë.
Goli? Ne e dinim që goditjet standarte i çojnë në shtyllën e dytë, ishte thjesht çështje shpërqendrimi, asgjë tjetër. Në luajmë në zonë, nuk luajmë një kundër një”, tha Mitaj për TV Klan pas ndeshjes.