Sacchi: Për të drejtuar Italinë hoqa dorë nga dy miliardë lira.

- Bota Sot

Sacchi: Për të drejtuar Italinë hoqa dorë nga dy miliardë lira.

“Unë, vetëm për të drejtuar kombëtaren, hoqa dorë nga dy miliardë lira në vitin 1991”, – kujton Arrigo Sacchi. Ish-trajneri i kombëtares italiane foli kështu për “Gazzetta dello Sport”: “Eh, po, sepse merrja tre miliardë nga Milani dhe federata më ofronte vetëm një. Më kërkonte edhe Real Madridi, që kishte vendosur mbi tavolinë plot pesë miliardë lira që të shkoja në Spanjë.

Nuk pata asnjë dyshim, zgjodha kombëtaren.

Pioli dhe Mancini? Thuhet se Pioli është kontaktuar, por tani po trajnon në Arabinë Saudite dhe ndoshta është në fjalë me një klub tjetër. Nuk e di… Roberto Mancini aktualisht është pa ekip, kjo është e vërtetë… Mancini nuk u nda mirë me Gravina? Të gjithë mund të gabojnë, në atë rast Mancini gaboi.

Më duket se së fundi ai vetë e ka pranuar gabimin, kjo tregon se është njeri që bën autokritikë.

E rëndësishme është të mos këmbëngulësh në gabim. Mendoj se një shans i dytë duhet t’iu jepet të gjithëve, kur e kuptojnë se nuk janë sjellë mirë dhe e pranojnë vetë.

Pra, edhe Mancini, sipas meje, do të meritonte një mundësi tjetër.

Në fund të fundit, trofeun e fundit e kemi fituar me të në pankinë. Europianin e vitit 2021 e kemi harruar? Atëherë ai bëri një punë të shkëlqyer për të ndërtuar një skuadër dhe për t’i dhënë asaj identitet loje. Pas atij suksesi, pastaj erdhi terri total”.



Read it all at Bota Sot