Shqipëria u ndal përsëri mbrëmjen e djeshme në barazim, por kësaj radhe me Letoninë në transfertë. Djemtë kuqezi nuk shkuan më shumë se një barazim me rezultatin 1-1 në Riga.
Vlen për t’u përmendur, “mosekzistenca” e Jasir Asanit në dy takimet e fundit, i cili nuk zhvilloi asnjë minutë në fushën e lojës.
Pas përfundimit të takimit të djeshëm, sulmuesi i Gëangju ka bërë një postim në rrjetet sociale.
Asani ka publikuar fotografi teksa po kryente nxehjen ditën e djeshme, me një simbol shqiponje dhe të flamurit shqiptar.
Edhe pse u zgjodh të qëndronte në stol nga Sylvinho, sulmuesi 30-vjeçar e ka shprehur hapur patriotizmin e tij.