Sulmuesi i Brazilit, Neymar pas gjashtë muajsh huazim te Santos, ende nuk ka arritur një marrëveshje me klubin për të rinovuar kontratën.
Në një intervistë me kanalin “Bandsports”, 33-vjeçar deklaroi se është më afër qëndrimit te klubi.“Cilat janë shanset për të qëndruar? Nga 0 në 10, 7″, tha ai duke buzëqeshur.
“Historia ime me Santosin nuk do të mbarojë kurrë, unë kam lindur në Santos dhe dua të vdes atje.
Është shtëpia ime, është ekipi im i preferuar dhe po bëj gjithçka që mundem për të ndihmuar Santosin.
Deri më tani kam ndihmuar më shumë jashtë fushës sesa brenda saj, por ky nuk ishte qëllimi.
Erdha për të rikuperuar veten dhe për të gjetur lumturinë përsëri, dhe jam në këtë proces, duke ripërshtatur trupin tim për t’u rikthyer në formën time më të mirë.
Dua të kthehem në formën time më të mirë. Sot jam shumë i lumtur në Santos, Santos është shtëpia ime”, deklaroi Neymar.