Zeko pas barazimit me Letoninë: Jemi një skuadër e vogël me një trajner të vogël

- Bota Sot

Zeko pas barazimit me Letoninë: Jemi një skuadër e vogël me një trajner të vogël

Gazetarja sportive Enkeleda Zeko komentoi barazimin 1-1 të Shqipërisë ndaj Letonisë, duke e konsideruar rezultatin zhgënjyes dhe një tregues të problemeve të mëdhaja në drejtimin e kombëtares.

" Ishte e papritur që ne të merrnim këtë rezultat në Letoni.

Pas asaj paraqitjeje që ne bëmë ndaj Serbisë, e kam fjalën për rezultatin jo për paraqitjen e skuadrës, ne vinim në këtë ndeshje me synimin jo vetëm për të marr 3 pikët por në një farë mënyre edhe për të konfirmuar një Shqipëri që është konkurente dhe një skuadër dinjitoze në arenën europiane dhe botërore të futbollit, por nuk ndodhi kështu.

Ne jemi një skuadër e vogël dhe kemi një tranier të vogël.

Kjo u pa në përballjen e djeshme me Letonin, për mënyrën sesi ishte rreshtuar skuadra dhe për atë që skuadra dha në fushë përballë këtij kundërshtari, që nuk është vetëm modest për ne, por ishte një hap që duhej kaluar për të realizuar apo për të shkuar drejt objektivave që ne kemi për të qenë pjesë e finaleve të kampionatit botëror të vitit të ardhshëm.

Bëhet shumë e vështirë rruga për të shkuar në kampionatin botëror.

U pa dhe një herë që kombëtarja ka probleme të mëdha dhe nuk janë vetëm probleme psikologjike por ka dhe probleme drejtimi", u shpreh Zeko.



Read it all at Bota Sot