Arbnor Ramadani e ka mbyllur me Llapin në Kosovë.
Partizani është një ndër klubet, me të cilin po negociohet transferimi i tij.
Mesfushori me tipare sulmuese është 31 vjeç dhe ka luajtur vetëm në Kosovë. Drita, Llapi dhe Gjilani janë klubet me të cilat ka spikatur në elitë.
Menjëherë pasi përfundoi kontratën me Llapin, disa klube janë përfolur për transferimin e tij.
Ndër të tjera përmendim Flamurtarin dhe Tiranën. Vite më parë edhe Dinamo është shfaqur në negociata me të.
Eksperienca e fundit me Llapin zgjati për dy sezone. Klubi i Superligës së Kosovës kaloi një sezon mjaft të vështirë, pasi vetëm përmes “play-out” ia doli të sigurojë mbijetesën.
Partizani vazhdon të jetë në kërkim të një lideri për mesfushën. Ramandani ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te Llapi, ndërsa është nga mesfushorët më me eksperiencë në Kosovë.