Presidenti shpërblen lojtarët me vetura pas kualifikimit historik

- Bota Sot

Presidenti shpërblen lojtarët me vetura pas kualifikimit historik

Kombëtarja e Uzbekistanit ka bërë histori duke u kualifikuar për në Botëror.

Barazimi 0-0 ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe në Abu Dhabi, ia siguroi kësaj kombëtareje biletën e artë për garën më të madhe sportive në botë.

Mbrëmë e zhvilluan ndeshjen ndaj nikoqirëve të Botërorit të kaluar, Katarit ku i mposhtën me rezultat 3-0 në Tashkent.

Por ajo që mori vëmendje ishte që i tërë ekipi kombëtar u shpërblyen me vetura nga presidenti i këtij vendi, Shavkat Mirzizoyev ku më pas i dekoroi edhe me titullin, “Krenaria e Uzbekistanit”.

Uzbekistani, mbylli kualifikueset në pozitën e 2-të në tabelë, ku grumbulluan gjithsej 21 pikë.



Read it all at Bota Sot