Kombëtarja e Kroacisë shënoi një fitore të thellë 5:1 ndaj Republikës së Çekisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Golin e fundit në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi, Ante Budimir.
Edhe pse nuk është goditës i 11-metërshave, Budimir mori leje nga Luka Modriç për të gjuajtur.
Modriç vendosi t’ia linte këtë penallti, kurse pas ndeshjes tregoi arsyen.
“Budimiri më pyeti nëse mund ta gjuante penalltinë.
Ai kishte nevojë për atë gol: luajti mirë, lëvizjet e tij ishin të shkëlqyera, vrapoi, luftoi dhe krijoi raste, por nuk arriti të shënonte.
Ai e meritonte ta shfrytëzonte atë penallti”, u shpreh Luka Modriç.
Kujtojmë që edhe Luka shënoi gol nga penalltia në këtë ndeshje.