Kamer Qaka e vazhdon kontratën me Shkëndijen

- Bota Sot

Kamer Qaka e vazhdon kontratën me Shkëndijen

Mesfushori Kamer Qaka do të vazhdojë të jetë pjesë e Shkëndijës edhe për sezonin e ardhshëm, pasi ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës deri në verën e vitit 2026.

30-vjeçari, i njohur për karakterin dhe përkushtimin e tij në fushë dhe jashtë saj, ka qenë një figurë e rëndësishme në dhomën e zhveshjes, duke shërbyer si shembull për gjeneratat më të reja.

Me këtë rinovim, Qaka pritet të kompletojë 4 vite e gjysmë me fanellën kuqezi, duke qenë një nga mesfushorët më konstantë dhe të vlerësuar nga stafi dhe tifozët.

Gjatë qëndrimit të tij në Tetovë, ai ka fituar dy tituj kampion me Shkëndijën (2021 dhe 2025), duke lënë gjurmë në sukseset e klubit.

Klubi i uron Qakës edhe më shumë suksese në vazhdim dhe është i bindur se prezenca e tij do të vazhdojë të japë vlerë të madhe në rrugëtimin e Shkëndijës.



Read it all at Bota Sot