Vllaznia zyrtarizon dy miqësore

- Bota Sot

Vllaznia zyrtarizon dy miqësore

Vllaznia ka zyrtarizuar axhendën para fazës përgatitore që do të zhvillohet jashtë Shqipërisë.

Do të luhen pikërisht dy miqësore në stadiumin “Loro Boriçi”, ndërsa kuqeblutë po presin të mësojnë kundërshtarin në Ligën e Konferencës. 

E para do të jetë më 14 qershor përballë “Vllaznia Elitë, që funksionon në Milano dhe ka futbollistë shqiptarë. Miqësorja e dytë do të zhvillohet përballë Deçiqit, klub shqiptar që luan në Maqedoninë e Veriut.

Ndaj tyre është vendosur data 21 qershor.

Njoftimi i Vllaznisë:

“Në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet europiane, stafi teknik në bashkëpunim edhe me drejtuesit e klubit kanë menduar zhvillimin e të paktën dy ndeshjeve miqësore, para se skuadra të spostohet jashtë vendit për të zhvilluar atje pjesën më intensive të përgatitjeve.

Më datë 14 qershor është planifikuar të luhet miqësorja me “Vllaznia Elite”, ekip ky që funksionon në Milano dhe është i përbërë nga futbollistë shqiptarë.

Ndërsa më 21 qershor Vllaznia do të luajë një ndeshje miqësore me ekipin e Deçiqit të Tuzit i cili pak ditë më parë u shpall edhe fitues i Kupës së Malit të Zi.

Të dyja këto ndeshje do të luhen në stadiumin “Loro Boriçi” dhe do t’i shërbejnë stafit teknik për të kolauduar sa më mirë ekipin në prag të sfidave të Conference League”.



Read it all at Bota Sot