Georgina Rodriguez ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve

- Bota Sot

Georgina Rodriguez ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve

Georgina Rodriguez ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve në finalen e Ligës së Kombeve në të cilën Portugalia mundi Spanjën pas një gjuajtjeje penalltish.

Teksa shijonte ndeshjen nga tribuna, njerëzit në rrjetet sociale nisën të publikonin video të sajat, ndërsa ngrenë dyshime se ajo mund te jetë shtatzënë.

Siç shihet edhe në një video të publikuar nga fansat e saj, Georgina duket në zonën e stadiumit në “Allianz Arena” dhe duke mbajtur dorën sipër barkut, i cili dukej mjaft i rrumbullakosur.

Për shkak të kësaj, shumë njerëz menduan se influencuesja ishte shtatzënë dhe pyetën veten nëse ajo dhe Cristiano Ronaldo po prisnin një fëmijë, por ende nuk ka diçka të konfirmuar nga vetë çifti mbi këto thashetheme.

Kujtojmë se çifti ka pesë fëmijë, dhe Georgina është nëna biologjike e Alana Martinës dhe Bella Esmeraldës.

Ronaldo ka edhe një djalë 14-vjeçar, Cristiano Jr., dhe identiteti i nënës së tij biologjike nuk është zbuluar ende.

Përveç kësaj, ata kanë binjakët Mateo dhe Eva (7), të cilët kanë lindur nga një nënë zëvendësuese.



Read it all at Bota Sot