Chelsea ka konfirmuar se Raheem Sterling dhe Joao Felix nuk do të udhëtojnë për në Kupën e Botës për Klube këtë javë.
Të dy lojtarët u huazuan këtë sezon, pasi nuk ishin më në formë në Stamford Bridge.
Dhe tani duket se asnjëri nuk do të ketë një mundësi për tu rikthyer në skuadrën e Chelseat. Blutë pritet ti nxjerrin dyshen në shitje në javët e ardhshme.
Sterlingut iu hoq numri i skuadrës së Chelseat verën e kaluar përpara se ti bashkohej Arsenalit në formë huazimi për sezonin 2024-25.
Tani, një vit më vonë, Felixi e ka humbur numrin e skuadrës.
Numri 14 tani do të merret nga nënshkrimi i ri Dario Essugo, i cili u bashkua nga Sporting Lisbon në fillim të këtij muaji.
Felixi iu bashkua klubit në një transferim prej 42.6 milionë funtesh nga Atletico Madrid gushtin e kaluar.
Transferimi i tij erdhi pas një periudhe gjashtëmujore huazimi në gjysmën e dytë të sezonit 2022-23.
Megjithatë, 25-vjeçari nuk arriti të bënte përshtypje dhe u huazua te Milani në shkurt. Ai arriti të shënonte vetëm katër gola në 21 paraqitje për skuadrën e Serie A.