Klub i i futbollit Gjakova U-17 ka festuar 10 vjetorin që janë pjesë e elitës së futbollit të Kosovës.
Puna e përkushtimi i çdo anëtarit të këtij klubit, është edhe fryt i rezultateve për 10 vite në Superligën U-17.
Për këtë të arritur është jashtëzakonisht krenar edhe drejtori i këtij kolektivi, Gëzim Daka.
Klub që synon të zbulojë e formojë sa më shumë talente, që do të jetë bazë e fuqishme e futbollit tonë.
Ky klub ka përfunduar në vend të 11-të me 37 pikë apo me një bilanc 10 fitore, 7 barazime e 13 humbje për 30 ndeshje.
Të gjithë janë të lumtur për ecurinë sidomos një dekadë që janë pjesë e Superligës U-17 e mes klubeve siç janë Prishtina U-17, Trepça. Drita, Llapi, Trepça ’89, Ferizaj, Ramiz Sadiku, Ballkani etj.